Tre punonjës policie në Korçë janë proceduar penalisht, pas kallëzimit të një të riu, i cili pretendon se bullizohej prej tyre, përmes videove në rrjetin social “Tik Tok”.

Sipas informacioneve, një video e shfaqur në “Tik Tok”, ku bullizohej një i ri i shoqëruar me automjetin e policisë, pasi nuk kishte vënë maskën kundër Covid-19, është bërë shkak që këta punonjës të procedohen penalisht nga prokuroria.

Gjithashtu, pritet një reagim zyrtar edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb