BULQIZË- Rreth 15 fëmijë të fshatit Zall Strikcan në Bulqizë edhe këtë vit shkollor do të shkojnë me zemër të ngrirë në shkollë sidomos në muajt e dimrit. Arsyeja është se gjatë rrugës mund të përballen me egërsira si ujqër apo arinj.

Këta fëmijë nga klasa e parë në të 9-ën, ecin më këmbë nëpër pyll, shi, borë e të ftohtë me temperatura minus zero, për të ndjekur mësimin në fshatin e Strikcanit.

Këtë rrugë e përshkruajnë në këmbë përreth 1 orë për të shkuar dhe 1 orë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Prindërit kërkojnë nga bashkia e Bulqizës, që të vendoset një furgon në dispozicion, për të transportuar fëmijët, për ti dërguar në shkollë, pagesën e transportit thonë se do ta bëjnë vetë.

Ndërsa një nxënëse që ka përfunduar studimet e 9-vjeçares, tregon në mënyrën e saj vuajtjet që ka kaluar, për ndjekjen e shkollës, për 9 vite me radhë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: