Në bundesligën gjermane 90 minuta nga fundi i kampionatit gara mbetet e ashpër sa i takon vendit të 4 ose të fundit që të dërgon sezonin e ardhshëm në Champions. Bayern Munich arritit të merrte 3 pikët, pas një fitoreje minimale 0-1 në transfertë ndaj Wolfsburg. Një gol i Olise në pjesën e dytë mjaftoi për të besuarit e Vincent Kompany për të çuar në shtëpi tre pikët, një fitore morali, pas eleminimit të dhimbshëm në gjysmëfinale ndaj PSG. Për tu veçuar edhe penalltia e humbur nga Harry Kane në pjesën e parë.
Edhe Dortmund siguroi një fitore në ndeshjen e fundit për këtë sezon në shtëpi, përballë publikur vendas. Përballë Frankfurt, verdhezinjtë triumfuan 3-2, me Guirassy, Schloterbeck dhe Inacion që ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Nico Kovacs.
Në vendin e 4 për momentin ndodhet skaudra e Stuttgart, e cila mundi Leverkusenin në një përballje direkte për zonën Champions. Demiroviç, Mittelstadt dhe Undav ishin autorët e golave për vendasit që përmbysën avantazhin e fillimit të Garcias për “aspirinat”.
Hofenheim i Hajdarit, Avdullahut dhe Fisnik Asllanit mbetet në garë ende për vendin e 4, teksa të shtunën triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Werder Bremen në shtëpi, me golin e Toure që vendosi sfidën në favor të vendasve.
Për tu veçuar këtë fundjavë në Bundesligë edhe suksesi i parë në drejtimin e Union Berlin të trajneres Eta. Një sukses historic për të parën trajnere femër në historinë e TOP Ligave kryesore të Evropës. Union Berlind triumfoi 1-3 në transfertë ndaj Mainz.
