Jamal Musiala do të mungojë në debutimin e Bayern Munichut në Bundesliga. Ylli gjerman nuk do të jetë në dispozicion për përballjen e së premtes ndaj Stuttgartit, pasi rikthimi i tij në fushë është shtyrë.

Bayern ka zgjedhur të mos përshpejtojë procesin e rikuperimit, duke treguar kujdes maksimal pas problemeve neurologjike që kanë shqetësuar futbollistin.

Musiala pritet të rikthehet gradualisht në stërvitje me skuadrën, ndërsa objektivi i klubit bavarez është që ta ketë sërish në dispozicion për javën e dytë të kampionatit, në transfertën ndaj Schalke 04.

23-vjeçari ka qenë jashtë fushave pas dy episodeve shqetësuese të ndodhura gjatë ndeshjeve miqësore. Musiala ka konfirmuar se po merr trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Bayern nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik dhe rikthimi i Musialas do të bëhet vetëm kur lojtari të jetë plotësisht gati.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: