TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar denoncimet ndaj ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Ai ka folur jashtë parlamentit duke i cilësuar një grup njerëzish që kanë humbur çdo moral dhe çdo dhembshuri për qytetarët.

“Salarjoni ia jep tenderat Enklit, Enkli është i vëllai. Ka paturpësi, vjedhje më të hapur se sa tenderi publik i jepet kunatit, vëllait të gruas.

Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që kanë humbur çdo moral për të pasur mandatin e deputetit dhe çdo dhembshuri për qytetarët që i vjedhin dhe i plaçkitin dhe kjo është e tëra pse mediat janë në këtë gjendje. Ne duhet të bëjmë një aleancë ku secila palë respekton pavarësinë, por një aleancë për të bërë transparencë të plotë të të gjitha vjedhjeve të këtyre ministrave. Portali ka publikuar të gjitha dokumentet zyrtare se vëllai i Elisës është mrekulluar nga burri i Elisës. Fajin e ka portali? Portali ka bërë detyrën e vetë. Le të vazhdojmë betejën tonë për transparencë. Ju garantoj se këta i kanë kohërat e shkurtra. Ju kujtohet Edi Rama që ka thënë kanë qenë të mandatit të parë. Ai vjedh në çdo mandat”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: