ELBASAN- Policia ka arrestuar burrë dhe grua në Belsh pas një sherri jo të vogël mes tyre që përfundoi edhe me një breshëri automatiku në ajër.

Mylazim Abazi, 58 vjeç akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij Adelina Abazi 54 vjeçe. Kjo e fundit ka marrë një automatik dhe ka qëlluar në ajër duke kanosur bashkëshortin e saj.

“BalkanWeb” mëson se konflikti dyshohet se ka pasur si shkak kryesor motive të xhelozisë nga ana e gruas. Ajo dyshohet se është konfliktuar me bashkëshortin e saj sapo ai ishte kthyer nga Italia ku kishte qëndruar për tri muaj sipas rregullave të lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

Por fakti që nuk ka sjellë të ardhura pas tri muajve punë e ka irrituar bashkëshorten e tij e cila ka dyshuar për një lidhje tjetër të burrit të saj. Mes tyre ka nisur sherri dhe më pas gruaja ka qëlluar në ajër me armë.

Pasi e ka kanosur me armë ajo është larguar nga banesa. Afër mesnatës policia e ka gjetur te disa të afërm, ndërsa armën të fshehur 200 metër larg banesës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: