Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në Tiranë homologun e tij gjerman, Heiko Maas, ku folën për rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Bushati tha se procesi për në Bashkimin Europian s’do të jetë aspak i lehtë por vlerësoi mbështetjen e shtetit gjerman.

“Për Shqipërinë marrëdhënia e partneritetit me Gjermaninë është e çmuar e pazëvendësueshme. Ato i kanë mundësuar vendit tonë jo vetëm të jetë një vend i NATO-s, por edhe kandidat i Bashkimit Europian drejt çeljes së negociatave.

E kemi çmuar shtetin gjerman në këtë drejtim siç e dimë se procesi i anëtarisimit nuk do të jetë proces aspak i lehtë për ne. Do të jetë një e përpjetë që duhet të shoqërohet me arritje konkrete. Kemi diskutuar me ministrin Maas për të gjitha reformat që kemi ndërmarrë.

Diskutuam edhe për sfidat e sigurisë me të cilat përballemi në rajonin tonë. Me rolin e aktorëve të ndryshëm në rajon, e vëmendje për të pasur vëmendje të shtuar të Gjermanisë që njihet për peshën që ka në Bashkimin Europian,” tha Bushati.

Ministri shqiptar i bëri dhe urim drejtëpërdrejt homologut gjerman meqë vizita e tij përkonte me ditëlindjen.

“Kjo vizitë përkon me ditëlindjen e ministrit gjerman dhe për këtë i uroj shëndet e lumturi, u bëfsh edhe 100 vjeç,” uroi Bushati.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb