Vëzhgimi i talenteve është një strategji që ka sjellë shumë emra dhe futbollistë në Shqipëri. Alban Bushi po vijon turneun nëpër Europë për të parë nga afër futbollistë që mund të jenë pjesë e së ardhmes në Kombëtaren U21 apo edhe më vonë si pjesë e Kombëtares A.

Së fundmi, trajneri i ekipit Shpresa ka ndjekur një ndeshje të Ligës së dytë në Zvicër, mes Shafhausen dhe Uinterthur, ndeshje e fituar nga kjo e fundit edhe me golin e Taulant Seferit. Trajneri i ekipit Shpresa ka zbuluar ekskluzivisht lëvizjet për futbollistët që mund të bëhen në të ardhmen pjesë e U-21 të Shqipërisë dhe më tej të Kombëtares A.

AFRIMET

Trajneri i Kombëtares U21, në një prononcim për “Panorama Sport”, tregon edhe lojtarët e radhës që ka nën vëzhgim, si dhe arsyen e vizitës në Zvicër. “Isha për të parë ndeshjen në fjalë, për shkak se aty ndoqa një futbollist që mund të bëhet pjesë e jona.

Valon-Hamdiu

Bëhet fjalë për Valon Hamdiun, një lojtar që luan si mbrojtës i djathtë, por bën lehtësisht edhe rolin e qendërmbrojtësit apo edhe të mesfushorit para mbrojtjes. Kam komunikuar me të atin e tij dhe ai më ka thënë: ‘Dëshira është që të jemi me Shqipërinë. Edhe djali këtë preferon’”, deklaron Bushi për gazetën. Mësohet se për lojtarin në fjalë ka pasur edhe interesim nga Kosova, mirëpo deri më tani ka bërë përshtypje vetëm vizita e trajnerit të U-21 të Shqipërisë që ka udhëtuar posaçërisht për futbollistin dhe kjo mund të ndikojë në vendimin pozitiv për t’iu bashkuar kuqezinjve.

SEFERI

Në sytë e trajnerit të Shpresave ka shënuar Taulant Seferi në minutën 90+1, duke mbyllur takimin. “Seferi ka qenë lojtar i rëndësishëm për U-21 në edicionin e vjetshëm. Ai luante me ne në rolin e mesfushorit anësor, ndërkohë që gjatë ndeshjes e pashë si sulmues qendror. Ishte shndërruar në një lider të skuadrës edhe për repartin e sulmit. Kishte të tjera mundësi shënimi, por sigurisht që m’u bë qejfi që një ish-lojtar i skuadrës sime realizoi. Një lojtar i Shqipërisë. Raportim për në Kombëtare? Jo, detyra ime është që të punoj për të afruar futbollistë në ekipin kombëtar që drejtoj unë. Në çështjet e Kombëtares A nuk mund të përfshihem. Për Seferin mund të them vetëm që krahas asaj që bën në fushë si futbollist, po na ndihmon edhe jashtë fushave, teksa po ndikon shumë pozitivisht te futbollistë të tjerë që janë të pavendosur, duke iu treguar ambientin në Kombëtaren shqiptare dhe duke i afruar me ne”, vijon Bushi.

ERDON DACI

Më tej, trajneri i Kombëtares U-21 zbulon ekskluzivisht edhe një tjetër emër që mund të jetë në të ardhmen pjesë e kuqezinjve. Bëhet fjalë për futbollistin e Koniaspor U-21, Erdon Daci.

267395

“Po e kam ndjekur. Është një futbollist mesfushor, luan në kampionatin turk dhe unë kam komunikuar me trajnerin e tij, pasi e njoh. Në skuadrën e tij ka pak hapësira, pasi ka në përbërje futbollistë cilësorë. E kam në plane dhe në momentin që do të ketë mundësi aktivizimi, do ta ndjek për të parë më tej nëse më bind dhe për t’i bërë ftesë”, ka deklaruar trajneri i Shpresave kuqezi.

ENIS ABEDINI

Një tjetër alternativë, për të cilin Bushi është vënë në lëvizje, është edhe Eris Adbedini. Gjithashtu, pjesë e Uinterthur, ku luan Taulant Seferi, Bushi ka piketuar edhe mesfushorin shtatlartë 1.9 metra, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Zvicrës U-20 dhe mbetet në pritje për të vijuar rrugëtimin me helvetët.

ern

“Mund ta konfirmoj që është futbollist interesant dhe do të na bënte punë. Ka luajtur me Zvicrën U-20. Në vijim mund të kemi kontakte në rast se do të ketë dëshirë për të luajtur me Shqipërinë”, ka deklaruar Alban Bushi për “Panorama Sport”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb