Marrëveshja për administrimin e parkut të Butrintit vazhdon të jetë sekretet. Pas përplasjes së të martës në komisionin e medias, ministrja e Kulturës ka qenë në Komisionin e Ekonomisë.

Sipas Elva Margariti nuk ka asgjë sekrete, por ndërkohë ka aspekte ekonomike që ajo i quan konfidencialë.
Margariti: Nuk është sekret

Megjithëkëtë, projektligji për marrëveshjen iu është dorëzuar deputetëve, por jo i plotë. Në të mungon plani i biznesit dhe protokolli i bashkëpunimit.

“Plani i biznesit është faqe e bardhë. Ka 200 mije turiste here 10 dollarë, 2 milionë dollarë. Çfarë do harxhojnë këta? Do harxhojë 5 milionë të ardhurat e 2 viteve e d mbajnë 8 vitet e tjera. 25 mln euro i gëlltisin me këto forma.”, tha Edmond Spaho.

Ndërsa u shpreh se është skemë për të bërë para, ai tha se vetëm 420 mijë euro do harxhohen për fondin për trashëgiminë, ndërsa pjesa tjetër do shkojë për pagesa bordesh, përfshirë ministren. Ministrja do mbahet mend për dy gjëra që prishi teatrin dhe që po shet Butrintin për 10 vjet.

Agalliu: I mungon pjesa thelbësore, i mungon plani i biznesit, është bosh

Ina zhupa: Butrinti po jepet me koncesion po jepet. Nga dje ne sot na jepet ore pas ore ndonje dokument. Plani i biznesi, faqe 66 është e bardhë dhe ajo tregon paratë. Leje ndërtimi në park. Qendra e vizitorëve? Qendra SPA, bare e restorante. Se s’ka limit.

Në pothuaj tri orë komision, deputetë të majtë e të djathtë shtruan pyetje që presin përgjigje për mënyrën e përzgjedhjes së fondacionit që do të menaxhojë pasurinë më të madhe kulturore ne vend, çmimin e biletave, destinacionin e parave, përqindjet e fitimeve, përzgjedhjen e bordit, pagesat etj. Pas tri orësh që opozita kërkonte materialin e plotë të marrëveshjes, Kreu i komisionit, mungesa e tij u tha të jetë për arsye teknike
Shalsi: Dje ka pas elemente te sekretit tregtar sot janë superuar.

Ministrja pritet të jetë në komision pas dy javësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb