Komisioni i Ekonomisë u mblodh sot në kryesinë e kuvendit për të diskutuar mbi dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për dhënien me koncension të parkut Kombëtar të Butrintit.

Me votat e mazhorancës ky propozim u rrëzua, por ajo që ra në sy ishin debatet gjatë mbledhjes opozitë-mazhorancë, por edhe një përplasje që ka ndodhur pas “kuintave”. Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dhe kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi janë përplasur me përfaqësinë e shoqërisë civile, ku bënin pjesë Aulon Kalaja, Sazan Guri, etj…

DEBATI:

Aulon Kalaja: Ore a keni reflektuar me këtë çështje apo jo. Ore kujt po i shërbeni?

Eduart Shalsi: Profesor për shkakun tat ju prita

Shalsi: Ky personazh këtu…

Aulon Kalaja: Ç’a personazhi?

Shalsi: Unë të solla ty këtu për t’iu treguar dhe për t’iu thënë…

Altin Goxhaj: Si të zë gjumi? Si? Mua s’do më zinte gjumi për 1 mijë vjet. Unë do kisha vdek nga pagjumësia? Si e bëni gjumin rehat?

Kujtojmë se në prononcimin publik gjatë mbledhjes Shalsi deklaroi se nuk e pranoi prezencën e Aleancës për Butrintin në Komision për shkak të dy tipave që kishin si qëllim të provokonin me një gjuhë rruge, që me sa duket janë avokati Altin Goxhaj dhe aktivisti Aulon Kalaja.

Ndërkohë përfaqësia e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit përbëhej nga 8 anëtarë:

1- Apollon Baçe- Anëtar i Alademisë së Shkencave, arkeolog.

2- Aulon Kalaja- Gazetar dhe aktivist.

3- Sazan Guri- Ekspert mjedisi dhe avokat.

4- Altin Goxhaj- Avokat dhe aktivist.

5- Andi Tepelena- Aktivist.

6- Redon Meksi- Avokat dhe aktivist.

7- Ardit Zeneli- Gazetar dhe aktivst.

8- Kristina Kurti- Avokate, vijuan protestën jashtë Kuvendit ku dhanë dhe prononcimet për mediat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb