Ditën e sotme është prezantuar buxheti për vitin 2022 për Ministrinë e Brendshme. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila tha se prioriteti kryesor është kalimi i Policisë së Shtetit në një tjetër dimension.

Nga buxheti për ministrinë do të përfitojnë edhe 240 punonjës të Gardës një rritje page prej 7%. Po ashtu një pjesë e këtij buxheti do të shkojë për investimin në numrin e emergjencës për ta bërë atë funksional në të gjithë Shqipërinë.

“Është prioritet të kalojmë në një dimension tjetër policinë e Shtetit. Shpenzime të tjera kanë 2.4 miliardë lekë, shpenzimet për financime, Tavani është 1.2 milardë lekë dhe kemi edhe një shpenzim tjetër për shpenzime për financime të huaja ku tavani është 350 milionë. Në programin për gardën ka një rritje 10%. Shpenzimet për personelin janë rritur me 15%. Rritet paga me 7% per vitin 2022. Përfitojnë 240 punonjës. 112 është numri i kontakteve për emergjencat. Ky sistem funksionon jo në të gjithë Shqipërinë dhe synimi jonë ky është, të punojë në të gjithë Shqipërinë. Për këtë objektiv është caktuar vlera 52 milionë lekë”- tha ai.

Sa i përket strukturës OFL, Mahila tha se ajo e ka ndërprerë aktivitetin e saj por prioriteti i policisë mbetet krimi i organizuar dhe ai ekonomik.

“Struktura e OFL e ka ndërprerë aktivitetin e vet por prioriteti është krimi i organizuar, veçanërisht krimi ekonomik. Krimi ekonomik dhe mbrojtja e territorit që është një detyrë qëq i është kaluar policisë pak kohë më parë, ndërsa krimi ekonomik i cili është përcaktuar sot si prioritet nga ne e ngre në një nivel më të lartë luftën ndaj krimit të organizuar. Diskutimet në këtë faze janë për një ristrukturim të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit. Pjesa e krimit ekonomik është është e lidhur me kapjen e një autori por në bllokim e konfiskim. Me këtë buxhet ato objektiva që janë parashikuar për këtë vit është një vlerësim nga qeveria për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe pronave të tyre”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb