Është zhvilluar sot Komisioni për Çështjet Ligjore , ku edhe u diskutua projektligji “Për buxhetin e vitit 2023”, lidhur me institucionet si; Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Komisionerët Publikë.

Gjatë fjalës së tij Oerd Bylykbashki kostot për KPA, në këtë kohë krize janë shumë të larta.

Pjesë nga diskutimi:

Bylykbashi: E keni ende atë buxhet në shpenzimet tuaja për sigurimin e jetës dhe të shëndetit, Sa është kjo vlerë. Në dijeninë time jeni të vetëm institucione që keni trajtim preferencial pavarësisht sa është buxheti me kushtet e vështira që kemi ne dhe duke konsideruar që bëni punë të vështirë, por jo me shumë rrezik se edhe institucione te tjera, përse ëshë e nevojshme të vazhdojë ky fond, është e rëndësishme në kushtet e vështirësisë që kemi, vend për luks nuk kemi. Në gjykimin tim një shpenzim i tillë është luks dhe në dijeninë time nuk ka pasur asnjë moment që ka cënuar shëndetin dhe jetën e anëtarëve të dy trupave. A gjykoni që është e nevojshme për tu hequr kjo dhe këto para të kalohen për shpenzime të tjera , pra dua të di shifrën sa është parashikuar?

Shtylla: Ka një parashikim në ligj ku deputetët kur kanë miratuar ligjin kanë vlerësuar se dihet të ketë një trajtim të tillë. mendoj që zbatimi i ligjit duhet të burojë nga ligjvënësit dhe më tej të zbresë në organe të tjera, pra jemi të detyruar të zbatojmë ligjin. Nga ana tjetër sa i përket vlerës për ë gjithë personelin e kolegjit është një vlerë prej 7 mln lekësh viti. Duke dashur të mbroj një të dhënë personale, më besoni që ka patur raste dhe vazhdon të ketë. Ligji nuk ka paraparë cënim jetë , për çështje të shëndetit. Unë them që ka patur dhe ka në mënyrë të vazhdueshme. Pra ne mendojmë që është i domosdoshëm për të krijuar qetësinë, të paktën të kenë të qetë pjesën tjetër të jetës së tyre në drejtim të shëndetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: