Periudha më e shumëpritur e vitit erdhi dhe bashkë me të edhe koha për dekorimin e shtëpisë, blerjen e aksesorëve të nevojshëm për darkat festive dhe për dhuratat që do t’i bëjmë njerëzve të dashur.

Asgjë nuk është më e bukur se atmosfera e festave, por së bashku me emocionet e bukura lindin edhe dilemat se ku mund të gjejmë dekoret dhe dhuratat më të veçanta.
Kur mendon për pemën e Krishtlindjeve, për shtrimin dhe përgatitjen bukur të tryezës së darkave festive me familjen, për shiritat zbukurues dhe dritat shumëngjyrëshe të cilat i japin atmosferën e duhur të gjithë shtëpisë, mendja të shkon tek Jumbo, i cili është prej vitesh shoqëruesi kryesor i festave në çdo familje.

Kujdes e vëmendje të veçantë në Jumbo i kushtohet elementit kryesor të festave, pemës së Krishtlindjeve. Me mundësi të pafundme zgjedhjesh, ngjyrash e formash për të gjitha shijet, që nga dekoret klasike e tradicionale e deri tek dekoret moderne e bashkëkohore. Babagjyshët, shtëpizat prej druri, topat shumëngjyrësh, dritat e yjet e shumëllojshëm nga Jumbo, kurojnë çdo detaj të pemës dhe ambienteve të shtëpisë.


Gjatë periudhës së festave, po aq rëndësi sa dhoma e ndenjjes ka edhe kuzhina, aty ku përgatiten recetat e shijshme që mbledhin në tryezë të gjithë familjen. Aksesorët me ngjyrat simbolike si e kuqja, e arta, e gjelbra e bëjnë edhe me të dashur e të ngrohtë atmosferën në shtëpi. Mbulesat e tavolinës, pjatat, filxhanët, format e ndryshme të biskotave plotësojnë njëra-tjetrën si një pazëll i madh festiv.

Por, kur vjen puna tek festat, ka diçka që kurrsesi nuk mund ta harrojmë: dhuratat për familjen, miqtë e kolegët. Të vegjëlit e familjes janë të përkëdhelurit e Jumbos. Mijëra lodra për fëmijët e të gjitha moshave janë gati për të plotësuar dëshirat e tyre. Kukullat, makinat, robotët me bateri, formueset e ndryshme e lodrat që stimulojnë kreativitetin e imagjinatën gjenden në modele e ngjyra të ndryshme, për të lumturuar të gjithë fëmijët. Këtë fundvit Babagjyshi nuk është i vetëm, por e ndihmojnë tre personazhet e dashur, BoBo, MeiMei dhe JoJo, personazhe që i kanë shoqëruar miqtë e vegjël të Jumbos gjatë çdo sezoni të këtij viti.

Me mijëra dekore e dhurata, Jumbo e bën edhe këtë fundvit të magjishëm!
Buzëqeshi festave, me Jumbo!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb