Real Madrid dhuron spektakël përballë Villareal, del me pikë të plota pas suksesit me “poker golash”, një fitore 4-1 që i jep provizorisht kreun e La Liga-s. Carlo Ancelotti i falet edhe një herë Jude Bellingham pasi ishte mesfushori anglez që zhbllokoi sfidën në minutën e 25-të. Jo vetëm festë, por në këtë sfidë kishte dhe lot, pasi Ancelotti humbi një titullar të pa diskutuar si David Alaba. Mbrojtësi këputeni ligamentet e gjurit të majtë duke mbyllur sezonin përpara kohe.

Në minutën e 37-të ishte Rodrygo që dyfishoi shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë, Villareal u përpoq të rikthehej në lojë, teksa Morales ngushtoi shifrat në 2-1. Festa nuk zgjati shumë pasi Brahim Diaz me një aksion personal dërgoi rezultatin në 3-1. Katër minuta më pas ishte Luka Modric që sigloi shifrat përfundimtare në 4-1.

As
As

Suksesi i Realit, por dhe dëmtimi i Alaba-s tërhoqi vëmendjen e mediave spanjolle: “Buzëqeshje dhe lot”, shkruan AS në faqen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb