Victor Osimhen do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni, kjo është e vetmja gjë e sigurt, por mbetet e paqartë se ku do të transferohet “bomberi” nigerian.

Sipas Il Mattino, në kontratën e re që palët firmosën pak kohë më parë, është përfshirë një klauzolë largimi prej 120-130 milionë euro.

Për momentin, klubi më i interesuar për shërbimet e Osimhen është PSG, me Al Khelaifi që e sheh si pasuesin e Mbappe. Sigurisht, një opsion mbetet edhe Arabia Saudite, ku sheikët janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo kërkesë ekonomike lojtarit, por dhe presidentit De Laurentiis.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: