Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për brumin:
500 gr miell
300 ml ujë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull
100 gr gjalpë

Për mbushjen:
500 ml qumësht
60 gr miell semola
2 lugë gjalpë
200 gr djathë i bardhë
100 gr djathë kaçkavall
Nenexhik
Kripë
Piper i zi

Përgatitja

Në një tas trazojmë miellin, kripën, vajin e ullirit, uthullën dhe ujin. Ngjeshim brumin dhe e lëmë 1 orë të pushojë. E ndajmë në 12 topa të vegjël dhe hapim 12 kuleçë. I bëjmë 2 stiva 6 e 6 me gjalpë ndërmjet. Më pas hapim 2 petët.
100 ml nga qumështi i bëjmë bashkë me miellin, pjesëm tjetër e ngrohim. Bashkojmë miellin me qumështin e ngrohtë dhe e ziejmë deri sa të trashet. Shtojmë dhe 2 lugë gjalpë dhe kripë.
E lëmë të ftohet pak dhe shtojmë djathin e bardhë dhe nenexhik. Hapim njërën stivë me peta, e vendosim në tavë dhe shtojmë mbushjen. Shtojmë dhe djathin kaçkavall. Vendosim petën tjetër lart, e presim në copëza byrekun, e lyejmë me vaj dhe e pjekim me 220 gradë për 25 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb