Carlo Ancelotti dhe Everton kanë arritur akord total, mungon vetëm firma mbi kontratë për të zyrtarizuar marrëveshjen e re e cila do të rikthej teknikun italian në Premier League. Përpara se të hedh firmën, C.Ancelotti duhet fillimisht të zgjidh kontratën me Napolin.

Ancelotti
Ancelotti

Ancelotti-De Laurentiis duhet të takohen sërish pas “divorcit” të bujshëm për të gjetur një zgjidhje e cila duket e lehtë pasi kjo i intereson të dy palëve. Presidenti i Napolit foli me fjalë të ëmbla edhe pas shkarkimit të Ancelottit, plus në aspektin ekonomik i intereson të lë të lirë Ancelottin pasi me këtë lëvizje paguan qetësisht Gattuson dhe kursen 3 milion euro.

Ancelotti Juventus Napoli 2019 1fa585htlvta01hytavexfijfb
Ancelotti Juventus Napoli 2019 1fa585htlvta01hytavexfijfb

Duket u rikthyer tek pista angleze, Ancelotti nuk do të marrë me vetë tek Everton të gjithë stafin që kishte në Napoli, përjashto djalin e tij Davide dhe dhëndrin Fulco, të pandashëm nga Ancelotti. Zëvendës trajner do të jetë Duncan Ferguson, trajner i cili ka drejtuar Everton në dy sfidat e fundit. Everton është një bast i madh për Ancelottin pasi pozitat ku ndodhen nuk janë aspak komode, vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb