Jo vetëm Manaj, Seferi, apo Muçi, pjesa më e madhe e sulmueseve kuqezi, të shpërndarë kudo në Evropë, po kalojnë një formë të mirë këtë periudhë. Rrugën e rrjetës këtë fundjave e gjeti edhe Cristian Shpendi. I shumë lakuar gjatë merkatos së verë, me mediat italiane që e bënin të sigurt largimin e tij, në fund, Shpendi qëndroi te Cesena duke vijuar të shënojë me të njëjtin ritëm.
Në takim kundër Mantova-s, Shpendi rezultoi përcaktues ku në minutën e 77-të me një goditje të saktë me kokë në shtyllën e dytë barazoi shifrat në 1-1 duke i dhuruar ekipit të tij 1 pikë.
Në 3 javët e para të Serie B, Shpendi ka shënuar 3 gola.
