Aftësitë shëruese të Vjollcës kanë fituar famë përgjatë gjithë historisë së njerëzimit. Studimet shkencore kanë zbuluar se lule Vjollca përmban flavonoidë, saponinë, alkaloidë, taninë dhe shumë substanca të tjera të dobishme për kurimin e disa sëmundjeve shëndetësore. Bima që përdoret kryesisht në mjekësinë popullore i përket familjes Viola Odorata, por të gjithë anëtarët e kësaj familje botanike luajnë një rol të dobishëm në mjekësinë alternative. Viola Odorata ka origjinën nga Evropa, por ajo është transformuar në një bimë natyrale e vendit tonë. Vjollcën e gjejmë kudo në natyrë në Shqipëri.

Çdo nuhatje e kësaj arome të sjell ndërmend kujtime nga më të bukurat. Çaji i Vjollcës ka gjetur përdorim që në epokën Viktoriane. Ky çaj është pirë kryesisht nga njerëzit me shije fine dhe të veçanta. Çaji i Vjollcës pihet kryesisht pasditeve, periudha kur njerëzit duan të lënë pas stresin dhe lodhjen e ditës. Nëse ju pëlqen aroma e Vjollcës, atëherë duhet të rezervoni për veten tuaj një pasdite në shoqërinë e këtij çaji të shijshëm. Më poshtë do të lexoni udhëzimet e AgroWeb.org për përgatitjen e çajit të shijshëm dhe aromatik të Vjollcës.

Përzgjedhja e luleve. Nëse i rrisni lulet vetë, mblidhini pas tharjes së vesës dhe përpara mesditës. Në këtë mënyrë, Vjollca do të ketë kohë të mjaftueshme për t’u tharë dhe për të çliruar vajrat esencialë.

Pastrimi i butë. Shkundini lehtë lulet për të hequr papastërtitë dhe insektet. Vendosini lulet në një kullesë dhe lajini me kujdes. Përdorni një letër kuzhine për t’i tharë.

Vendos kohën kur dëshiron të pish çajin e Vjollcës. Çajin mund ta pini menjëherë ose mund t’i ruani lulet për më vonë. Edhe në variantin e thatë, lulja e Vjollcës e ruan aromën e saj.

Si të përgatisni çajin me lulet e freskëta të Vjollcës
Zieni një filxhan me ujë. Shtoni 2-3 lugë çaji me lule të freskëta. Nëse përdorni çajnik, atëherë shtoni lule dhe ujë sipas racioneve. Lulet duhet të ziejnë për pesë minuta. Lëngun më pas mund ta kulloni dhe servirni.

Çaj me lule të thata:
Thajini lulet për një javë. Klikoni këtu dhe lexoni këtë artikull të AgroWeb.org nëse dëshironi të lexoni më shumë për tharjen e luleve. Nëse nuk ju gjenden lule Vjollce, atëherë mund të blini lule të thata, organike dhe të pastra në dyqanet e produkteve organike.

Lulet e thata mund të ruhen në një enë të mbyllur me kapak. Zieni një filxhan me ujë dhe shtoni 1-2 lugë çaji me lule të thata. Nëse dëshironi më shumë çaj, atëherë dyfishoni sasitë e lartpërmendura.

Për zbukurim. Lulet e freskëta të Vjollcës mund t’i përdorni brenda për të zbukurar dhe ngjyrosur të dy çajrat.

Vlerat. Ky çaj i mrekullueshëm ka efekte të mira kundër bllokimit nga rrufa, vështirësive në frymëmarrje, bronkiteve, si edhe fytit të acaruar. Vjollca është lulja e zemrës, për vetë faktin se prej mijëra vitesh kjo lule është përdorur për të shëruar problemet e zemrës, jo vetëm ato fizike por edhe emocionale. Vjollca përmban rutinë që forcon kapilarët, parandalon mpiksjen e gjakut dhe shërben si anti inflamator. /AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: