Gjatë qëndrimit në Mynih, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi takime me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.

Takimet patën si temë qendrore diskutime mbi prespektivën evropiane të dy vendeve dhe reformat e ndërmarra në kuadër të çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Kryediplomati Cakaj u shpreh në një reagim në Facebook se bashkëfolësit këmbyen mendimet e bashkërenduan qëndrimet për punën para vendimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është e një rëndësie të veçantë për nxitjen e reformave të brendshme dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi!”- përfundoi statusin e tij në facebook Ministri në Detyrë Cakaj.

E3476216 17be 4e7a Bcf3 6d639b2d8749
E3476216 17be 4e7a Bcf3 6d639b2d8749

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb