Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 5 qershor si seancë të parë për çështjen e ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Seanca mësohet se do të mbahet në orën 11:00. Në seancën e fundit gjykata vendosi të ndajë dosjen e Metës dhe Kryemadhit nga të pandehurit e tjerë.
GJKKO vendosi në seancën e 11 majit që ish-çifti i bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, do të gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, për tre të pandehurit e tjerë, nënën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun, të akuzuara për pastrim parash, si dhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.
Meta dhe Kryemadhi mohojnë akuzat ndaj tyre, duke pretenduar se janë të rreme dhe kanë për qëllim goditjen e tyre politikisht.
