Një protestuese, shqiptare që jeton në Vjenë, teksa iu bashkua mesazheve të mbështetjes për protestën, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të vijojnë qëndresën dhe të mos dorëzohen në përpjekjet për një vend më të mirë.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se, pavarësisht dallimeve mes njerëzve, është e rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të kapërcejnë çdo përçarje. Protestuesja bëri gjithashtu thirrje që qytetarët në Shqipëri të vazhdojnë protestën dhe të mos heqin dorë nga qëndrimi i tyre.
“Zgjohuni, Shqipëri! Për një vend më të mirë. Edhe pse jemi ndryshe nga njëri-tjetri, edhe në familje ka zënka. Shpresoj t’i kalojmë.
Vazhdoni, ju lutem. Mos u dorëzoni! Ne nga Vjena vazhdojmë çdo të diel. Ju përshëndesim çdo fundjavë prej andej. Rroftë Shqipëria!”, pohoi protestuesja.
