Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Bayern Munich, takimi i dytë gjysmëfinal i Champions League.
“Jam shumë krenar për çfarë po përjetoj me këtë fanellë.
A shkoni mirë me Ancelottin?
“Ai dhe stafi i tij kanë shumë vlerë, falë tij të gjithë jemi vigjilent këtë sezon”.
Cili është roli i Carvajal sot?
“Roli i të gjithëve me kalimin e kohës evoluon, tani jam në mesin e veteranëve dhe mundohem të jem shembull, që të rinjtë të mos dalin nga rruga e duhur.
Një fjalë e fundit për Vinicius.
“Ai është përmirësuar në gjithçka, ai punon shumë dhe shpresojmë që nesër të na ndihmojë të kalojmë në raundin tjetër”.
(J.S/BalkanWeb)