Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, foli në  konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Bayern Munich, takimi i dytë gjysmëfinal i Champions League.

“Jam shumë krenar për çfarë po përjetoj me këtë fanellë.

A shkoni mirë me Ancelottin?
“Ai dhe stafi i tij kanë shumë vlerë, falë tij  të gjithë jemi vigjilent këtë sezon”.

Cili është roli i Carvajal sot?
“Roli i të gjithëve me kalimin e kohës evoluon, tani jam në mesin e veteranëve dhe mundohem të jem shembull, që të rinjtë të mos dalin nga rruga e duhur.

Një fjalë e fundit për Vinicius.
“Ai është përmirësuar në gjithçka, ai punon shumë dhe shpresojmë që nesër të na ndihmojë të kalojmë në raundin tjetër”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb