Spanja nuk i ka shpëtuar prekjes nga qindra vatra zjarri këtë verë. Një nga zonat më të prekura nga flakët është qyteza Navalacruz, vend nga i cili ka prejardhjen portieri historik i Real Madrid Iker Casillas.

Ish-futbollisti ka publikuar në rrjete sociale foto nga operacionet për shuarjen e flakëve, ku dhe vetë ka qenë i angazhuar.

“Me forcë kundër flakëve, pa frikë për të ndihmuar dhe punuar së bashku!”, ka shkruar Casilla në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve të deritanishme në Navalacruz janë djegur 15 ha tokë e bimësi, ndërsa Casillas është përgëzuar së tepërmi nga ndjekësit për angazhimin e tij në shuarjen e flakëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb