Teksa po afrohen gjysmëfinalet e Champions League, të gjithë nxitojnë të japin parashikimet e tyre. Së fundmi në Bobo TV ka folur ish-lojtari i njohur, Antonio Cassano. Në derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit, peshorja e tij duket se anon nga zikaltërit. Sa i takon sfidës Real Madrid-Manchester City, ai duket se ka besim te “Qytetarët”.

“Milan-Inter 0-1 në ndeshjen e parë, jam i bindur. Në ndeshjen e dytë 2-1, përsëri për Interin. Në gjysmëfinalen tjetër besoj dhe shpresoj që Inter-i të kalojë. Ka më shumë lojtarë, më shumë cilësi dhe tani janë në formë të mirë.

Real Madrid-Manchester City? 1-1 në ndeshjen e parë dhe 2-0 në ndeshjen e dytë për City-n” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: