Real Madrid dhe Bayern do të diskutojnë një biletë për në finalen e madhe të Champions League të mërkurën, në sfidën që do mbahet në “Santiago Bernabeu”. Takimi i parë, i luajtur disa ditë më parë ka përfunduar 2-2.

Sfida e kthimit do të gjykohet nga gjyqtari polak Szymon Marciniak. 43-vjeçari Marciniak, është parë si i duhuri për të arbitruar, në një sfidë kaq të rëndësishme.

Stadiumi për këtë ndeshje pritet të jetë i tejmbushur me tifozë, të cilët do dhurojnë spektakël në tribuna.

 

Mamamama

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: