Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas ndajnë një të përbashkët të pazakontë, ata kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë, më 25 shtator, të cilën e festojnë prej 24 vitesh bashkë. Përpara festës së dyfishtë të këtij viti, Zeta Jones ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku ka postuar dy selfie të çiftit. Siç shkruante ajo: “Është ditëlindja jonë! Pas 24 vitesh mezi pres të festojmë këtë ditë të veçantë së bashku! Të dua!”.

Në një postim të mëpasshëm, Zeta Jones ka postuar një video ku të dy përshëndesin kamerën nga kabina e një helikopteri që u ngrit me një destinacion të panjohur për ndjekësit e aktores: “Ditëlindja jonë nis plot buzëqeshje! Le të fillojë loja!’

52-vjeçarja Zeta Jones dhe 78-vjeçari Michael Douglas janë të martuar prej 22 vitesh dhe kanë dy fëmijë së bashku, Dylan-in 21-vjeçar dhe Carys-in 18-vjeçar. Teksa deklarojnë se janë të lumtur dhe të dashuruar bashkë marrëdhënia e tyre rrëzon stereotipin se diferenca e madhe e moshës në çift është një recetë dështimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb