Premiera e filmit “Thesari Kombëtar: Edge of history” në Los Angeles u ndoq nga Catherine Zeta Jones, e cila ra në sy me veshjen e saj.

Aktorja fituese e çmimit Oscar zgjodhi një krijim të guximshëm Elie Saab në ngjyrë vjollce të errët me një dekolte të thellë me shkelqim dhe transparent. Ajo theksoi look-un e saj me një make-up me ngjyrat e tokë dhe stiloi flokët me kaçurrela.

Pranë saj qëndronte djali i saj 22-vjeçar, Dylan Douglas, i cili së fundmi e shoqëron shpesh në paraqitjet e saj zyrtare.

“Nuk e prisja që martesa ime të zgjaste kaq gjatë”

  • foto galeri

Catherine Zeta-Jones është e martuar me Michael Douglas prej 22 vitesh dhe së bashku kanë dy fëmijë. Megjithatë, siç ka pranuar me shaka në një intervistë, nuk e priste që lidhja e tyre të zgjaste kaq shumë.

Aktorja, e cila luan në serialin e Netflix “Wednesday” si Morticia Adams, u shfaq në Good Morning America për të promovuar shfaqjen e saj të re “Thesari Kombëtar: Edge of history” në Disney+.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb