ANGLI-Një dekolte e mrekullueshme dhe një fustan i gjatë kanë vënë në provë të vështirë katër veteranë të luftës.
Ish ushtarët britanik, të ftuar në premierën e filmit Dad’s Army, janë shoqëruar në tapetin e kuq nga bukuroshja Catherine Zeta-Jones.
Diva 46 vjeçare është përpjekur gjatë gjithë mbrëmjes për të mbajtur fustanin e gjatë blu, që i lëvizte shpesh herë nga era e fortë.
Kështu 4 pensionistët, kanë jetuar momente të mëdha emocioni nën shoqërinë e bukuroshes Catherine, që është protagoniste në film dhe i ka dhuruar buzëqeshje pafund 4 veteranëve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb