Kryeministri Edi Rama tha se për paketat ekonomike të prezantuara nga qeveria, janë dhënë 70 milionë dollarë, që sic tha ai, nuk është shumë e vogël.

Rama u shpreh se cdo gjë që thotë e bën, duke nënvizuar se ka punuar e do punojë me zemë për të ndihmuar shqiptarët.

“Paketa e zgjeruar prek edhe 100 mijë të tjerë në biznesin e vogël. Do merrni të gjithë 400 mijë lekë. Kjo sepse keni punuar, por me orare të cunguara. 66 mijë të tjerë që janë në kompani të mëdha, ë i kanë hequr nga puna etj, edhe 10 mijë të tjerë që janë në turizëm do paguhen me 400 mijë lekë. Po japim 70 milionë dollarë, e nuk janë pak. Këtë e bëjmë për t’ju lehtësuar pak frymëmarrjen. Cdo gjë që them, unë e bëj”, tha Rama.

Më tej, ai shtoi se e di që problemet nuk mbarojnë këtu, duke vlerësuar se shpreson që paketat së paku të mund të bëjnë që njerëzit të marrin më tepër frymë.

“Ju që keni humbur vendin e punës dhe punoni në biznese të mëdha, do të merreni nga 400 mijë lekë të vjetra. Unë nuk jam magjistar, por unë jetoj ditë e natë me hallet e juaja. Ata që punojnë në qendra tregtare, të gjithë do të marrin 400 mijë lekë, do i marrin nga paketa e zgjeruar. Ne kemi punuar me gjithë zemër që t’ju shërbejmë juve”, u shpreh Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb