Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shkruan në “facebook” se çdo sondazh nxjerr humbëse qeverinë e Ramës.

Sipas numrit dy të PD, “Edi Rama dhe Taulant Balla kanë vetëm një hall, të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare dhe vilat e fshehura”.

Postimi i Bardhit:

Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill!

Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill.

Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin! Për shpresën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb