Celtic ka mposhtur sot me rezultatin e thellë 0-5 skuadrën e Hearts në transfertë duke siguruar jo vetëm tre pikët e radhës por edhe kampionatin. Ky është titulli i 48 në historinë e klubit nga Gllazgou që sigurohet 8 javë para përfundimit të kampionatit.
Deri më tani, në javën e 30-të Celtic kishte siguruar, 28 fitore, 2 barazime dhe 0 humbje, në total 86 pikë, 25 më shumë se vendi i dytë, Aberden, 61.
Pas përfundimit të takimit futbollistët nuk janë përmbajtur duke festuar titullin në dhomat e zhveshjes.
Ky titull ishte i 6 radhazi për Celtic, ndërsa rekordi i vendosur prej tyre është 9 radhazi. Nga viti 1960-1970 ku përveç kampionateve siguruan edhe një Kupë Europe.
(e.k/BalkanWeb)