Samsung po punon në dy modele të celularëve që palosen, të cilet do të prezantohen në ditët e para të 2017-s. Pas testimeve të shumta, produkti i ri i Samsungut që pritet të jetë shumë shpejt në duart e përdoruesve, do të jetë pafyshim një “udhëtimin edhe më interesat drej teknologjisë inovative”.

Me telefonët që palosen, Samsung shpreson të jetë i pari në inovacion.

Sipas agjensisë së lajmeve “ET” në Korenë e Jugut, telefoni me ekran të dyfishtë mund të shfaqet gjatë CES 2017 ose Kongresit Mobil Botëror.

Thuhet se paisja mund të përdoret në tre modalitete: si një telefon me dy ekrane para dhe pas, si një telefon që paloset për të mbrojtur ekranet, dhe si një tablet.

Sipas “ET”, ky telefon me ekran të dyfishtë është ndërtuar për të nxitur interesin e përdoruesve drejt përfitimeve që sjellin këto telefonë inteligjentë përpara se të lançohen masivisht.

Samsung mund të prodhojë një numër të caktuar telefonësh në bazë të kërkesës së tregut.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb