Seria Samsung Galaxy S25 nuk është thjesht një pajisje me harduer të avancuar, është një revolucion i fuqizuar nga AI,e cila po transformon mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Me një inteligjencë artificiale të personalizuar, Samsung po integron veçori më të zgjuara dhe më intuitive në jetën e përditshme, duke ndihmuar përdoruesit të jenë më produktivë, efikas dhe të lidhur. Nga puna e optimizuar deri te automatizimi inteligjent, Galaxy S25 ofron përmirësime të mbështetura nga AI që përshtaten me nevojat individuale si kurrë më parë.

Seria Galaxy S25 prezanton Samsung AI Hub, një asistent inteligjent në pajisje, i cili mëson dhe përshtatet me zakonet tuaja të përdorimit. Qoftë menaxhimi i një dite të ngarkuar, automatizimi i detyrave apo optimizimi i performancës së pajisjes, AI personalizon përvojën tuaj në kohë reale.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sugjerimet tuaja për mesazhet do të jenë më të ndërgjegjshme për kontestin dhe do të nisen nga përgjigjet tuaja të mëparshme. AI do të parashikojë aplikacionet që do t’ju duhen para se t’i hapni…Kjo do të thotë që telefoni juaj punon për ju, duke parashikuar nevojat tuaja dhe duke rregulluar modalitetet për efikasitet maksimal.

Seria S25 është krijuar për të qenë shoqëruesi më i mirë për produktivitet, duke integruar mjete të fuqizuara nga AI që e bëjnë punën më të zgjuar dhe më efikase.

AI Note Assist, Smart Calendar e jo vetëm bëjnë që ju ta keni smartphone-in tuaj si një shoqërues të vërtetë. Falë përpunimit të të dhënave në pajisje me AI, të dhënat tuaja të ndjeshme mbeten të sigurta, duke garantuar që AI përmirëson përvojën tuaj pa cenuar privatësinë.

Komunikimi gjithashtu është një nga fushat që ndikohet më shumë duke j’ua bërë atë që për shumë veta është shumë i vështirë, shumë të lehtë.

AI Live Translations; tastierë AI me shumë gjuhë; shkrim i pandërprerë dhe korrigjim automatik në gjuhë të ndryshme, përmbledhje inteligjente e telefonatave etj janë vetëm disa nga karakteristikat e opsioneve të fuqizuara nga inteligjenca. Këto veçori ju lejojnë të lidheni pa mundim me njerëz nga e gjithë bota, duke e bërë komunikimin më natyral dhe efikas.

Me evoluimin e vazhdueshëm të AI, seria Galaxy S25 është në krye të inovacionit në inteligjencën e personalizuar. Qoftë për rritjen e produktivitetit, përmirësimin e komunikimit apo thjeshtimin e detyrave të përditshme, ekosistemi i fuqizuar nga AI i Samsung e shndërron smartfonin tuaj në një asistent inteligjent që përshtatet me ju. E ardhmja e AI është personale—dhe me serinë Galaxy S25, kjo e ardhme tashmë ka ardhur.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vitizoni https://www.samsung.com/al/.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: