SHKODER- Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Shkodër hedh akuza në prag të vitit të ri shkollor për Ministrinë e Arsimit dhe kryeministrin Rama.

Vendimin e qeverisë për heqjen e celularëve në shkolla për mësuesit dhe nxënësit, Arian Peraj e quan një veprim që kryeministri e bën për të hequr vëmendjen nga premtimi i 5 viteve më parë për rritjen e rrogave të mësuesve.

Një tjetër shqetësim për kryetarin e Sindikatës së Arsimit në Shkodër janë edhe kontratat kolektive të mësuesve, dhe që sipas tij Drejtoria Arsimore ka mbajtur një qëndrim flagrant për këtë çështje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb