Të ftuar në emisionin “Real Story” mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë folën për deklaratën që ministrja Mnastirliu bëri sot në Kuvend për vendosjen me detyrim të Green Pass.

Pedagogu dhe mjeku Fabian Cengo tha se shkalla e ndërgjegjësimit për vaksinim duhet të jetë më e lartë.

“Lloji i kontaktit, koha e ndërveprimit që realizohet transmetimi i virusit është shumë i shkurtër. Statusi i të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit duhet të shikohen me kujdes. Duhet theksuar se individët që infektohen janë ata që nuk janë vaksinuar dhd edhe të qënurit në grup me të vaksinuar nuk është i mbrojtuar. Në lidhje me studentët në universitetin që unë jap mësim 57% e studentëve janë të vaksinuar. Kjo është një përqindje që duhet marrë si referencë. Shkalla e tyre e ndërgjegjësimit duhet të jetë më e lartë”- tha ai.

Për Pëllumb Piperon duke qenë se jemi në prag të një dimri ku do të shtohen edhe rastet, krahas ndërgjegjësimit duhet të përdoren edhe certifikatat e vaksinimit me detyrim në disa shërbime, por sipas tij duhet një monitorim nga qeveria.

“Ka filluar efekti i ndërgjegjësimit i studentëve për t’u vaksinuar. Fakti që personat e vaksinuar kanë ngarkesë virale më të ulët se te të pavaksinuarit do të thotë që përfitimi nga vaksina jo vetëm në raport me vdekshmërinë dhe me trasmetueshmërinë është përfitues. Fakti që personat rezistentë duket sikur fitojnë më shumë terren për të mos  e bërë vaksinën nuk është një gjë e mirë, por rruga që duhet të gjejmë tek ata është ndërgjegjësimi. Tashmë që jemi në prag të dimrit duhet që krahas ndërgjegjësimit duhet të përdoren certifikata e vaksinimit, testi edhe maska. Certifikata e vaksinimit nuk duhet të jetë detyruese vetëm për studentët. Institucionet përpara marrjes së masave duhet të bëjë monitorim. Jemi në një situatë ku mundësia për ta kontrolluar është e vogël. Sa më gjatë të qarkullojë virusi aq më të mundura janë variantet e reja”- tha Pipero.

I të njëjtit mendim është edhe mjeku Alimehmeti i cili tha se para se shteti të marrë këtë vendim duhet të jetë i sigurt.

“Shteti duhet të jetë shumë i sigurtë përpara se të marrë vendimin për certifikatën e vaksinimit. Ka shumë vend për ndërgjegjësim. Ka shumë persona që nuk kanë akses ta bëjnë vaksinën se janë në zona të thella”- tha ai

Ndërkohë për Skënder Bratajn, në momentin që ezaurohen të gjitha format e ndërgjegjësimit nuk mund të lihet shëndeti i të gjithëve në duart e disave.

“Këtu nuk është marrë një vendim për vendosjen e Green Pass me detyrim në disa shërbime. Ne e dimë tani që e vetmja rrugë për virusin është vaksina. Ne e filluam në janar me sasi të vogla. Kur ke gati 20 muaj që ndeshësh me këtë virus dhe ezaurohen të gjitha format e tjera nuk mund të lë shëndetin e të gjithëve në duart e disave”- tha Brataj

 

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb