Cristian Shpendi siguroi ngjitjen në Serie B me me Cesena-n e tij. Ndonëse skuadra e kishte garantuar matematikisht prej javës vendin e parë, mbrëmjen e së dielës, Cesena mundi 2-0 Perugia-n dhe festoi fitoren e 30-të këtë edicion. Një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën bardhezi që regjistroi një rekord pikësh, duke grumbulluar 96 të tilla.

Protagonist absolut këtë sezon ka qenë sulmuesi i Kombëtares së 21-vjecarëve të Shqipërisë, Cristian Shpendi, i cili u shpall shënuesi më i mirë i Serie C më 20 gola të realizuar. Futbollisti kuqezi ka luajtur në 31 ndeshje këtë edicion dhe ka qenë lokomotiva që ka tërhequr skuadrën drejt ngjitjes në nivelin e dytë të futbollit italian.

Me paraqitjet e bëra, Cristian Shpendi ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura në Itali dhe me shumë gjasa vera do të jetë e nxehtë për sulmuesin kuqezi. Kujtojmë se vëllai i tij binjak, Stiven Shpendi u transferua verën e kaluar tek Empoli në Serie A.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb