Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane.

Vokshi bëri me dije se në Kongresin e PPE me anë të një rezolute të posaçme, duke iu referuar rastit “Beleri”, u theksua mosrespektimi flagrant i qeverisë shqiptare për shtetin e së drejtës, krijon një hendek politik midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

“Partia Popullore Evropiane, formacioni më i madh politik në Bashkimin Evropian, bën thirrje për zbatimin e shpejtë të të drejtave parlamentare dhe kushtetuese të opozitës, duke përfshirë funksionin e saj themelor për të mbajtur përgjegjës ekzekutivin. Kjo do të thotë se opozitës nuk mund t’i hiqet e drejta as për t’u përfaqësuar siç duhet në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe as për të ngritur komisione hetimore parlamentare.

Partia Popullore Europiane, përmes rezolutës për situatën në Shqipëri, shpreh shqetësimin për blerjen e votave dhe përdorimin e shtetit në zgjedhje”, shkroi Vokshi.

Postimi i plotë:
Në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane arritëm të denoncojmë shtetin antidemokratik të Edi Ramës dhe të marrim mbështetje për kauzën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Si përfaqësuesi i vetëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, pata rastin të njoh partitë simotra, si dhe drejtues të lartë të institucioneve të Bashkimit Europian, për shkeljen e rëndë të të drejtave politike në Shqipëri.
Në një rezolutë të posaçme, Kongresi i Partisë Popullore Europiane, duke përmendur rastin flagrant të pengimit të zotit Beleri për të bërë betimin si kryetar i zgjedhur bashkie, thekson se “mosrespektimi flagrant i qeverisë shqiptare për shtetin e së drejtës krijon një hendek politik midis Shqipërisë dhe Shqipërisë dhe BE”.
Rezoluta e miratuar nga PPE konfirmon shqetësimin e Partisë Demokratike se mosrespektimi i shtetit ligjor, të drejtave themelore dhe lirisë së medias, si dhe korrupsioni i përhapur dhe mungesa e ndarjes së pushteteve, po dëmtojnë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Partia Popullore Evropiane, formacioni më i madh politik në Bashkimin Evropian, bën thirrje për zbatimin e shpejtë të të drejtave parlamentare dhe kushtetuese të opozitës, duke përfshirë funksionin e saj themelor për të mbajtur përgjegjës ekzekutivin. Kjo do të thotë se opozitës nuk mund t’i hiqet e drejta as për t’u përfaqësuar siç duhet në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe as për të ngritur komisione hetimore parlamentare.
Partia Popullore Europiane, përmes rezolutës për situatën në Shqipëri, shpreh shqetësimin për blerjen e votave dhe përdorimin e shtetit në zgjedhje.
Shumë i rëndësishëm për PD-në është fokusi i PPE se vendi ka nevojë për “zbatim të shpejtë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore dhe një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha partitë për të adresuar këtë çështje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme. ”
Në Kongresin e PPE të mbajtur në Bukuresht, pata mundësinë t’i ndaj këto shqetësime me Bordin Ekzekutiv të Forumit të Grave të PPE; Z. Manfred Ëeber, President i PPE; z. Antoinio Tajani, Zëvendëskryeministër i Qeverisë Italiane; Komisioneret Maria Gabriel dhe Dubravka Suica; Maurizio Gasparri, President i Grupit Forza Italia në Senatin Italian; Senatori italian Craxy; si dhe eurodeputetë, deputetë, liderë dhe përfaqësues të partive politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: