Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, po mban një konferencë për media referuar rezolutës së Partisë Popullore Europiane.

Ai ka ndalur tek çështja Beleri, ku tha se arrestimi i tij është një arrestim politik dhe tregon kapjen e drejtësisë dhe policisë nga kryeministri Edi Rama.

Meta shtoi se narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave.

“Rezoluta e miratuar nga Partia Popullore Europiane shpreh shqetësimet e PL.

Narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut, ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave.

PL përshëndet qëndrimin e PPE dhe ndan të njëjtat shqetësime për rrëshqitjen e vendit nga binarët e demokracisë.

Ia bashkohet thirrjes për zbatimin e të drejtave parlamentare të opozitës.
Ndajmë të njëjtin qëndrim se neglizhimi i të drejtave të njeriut dhe korrupsioni i përhapur do minojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE.
PL ashtu sic theksohet edhe në rezolutë qëndron ashpër qëndrimet e qeverisë në rastin e Belerit dhe ndërhyrjen në drejtësi, arrestimin politik të tij.

Çështja Beleri, tregues i kapjes së drejtësisë dhe policisë nga Rama.
E përkrahim vlerësimin e PPE se kjo cështje evidenton probleme serioze”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: