TIRANE- Caktohet trupa gjykuese për çështjen “Doshi”. Pas hedhjes së shortit me gogla është përcaktuar se relator i çështjes do jetë Ardian Nuni.

Sakaq, anëtarë janë Evelina Qirjako, Artan Broci, Shkëlzen Selimi si dhe Mirela Fana. Të pandehur në proces do të thirren deputetët Tom Doshi e Mark Frroku, po ashtu dhe Durim Bami, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’. Tre të pandehurit akuzohen për “Kallëzim të rremë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: