Emiliano Sala ndërroi jetë në aksidentin e vitin 2019, por Cardiff së fundmi ka kërkuar një dëmshpërblim prej 120.2 milionë eurosh nga Nantes. Sipas asaj që raporton L’Equipe, procesi mes këtyre dy skuadrave po vazhdon dhe shumë shpejt priten të reja të rëndësishme. Britanikët pritet të paraqesin kërkesën e tyre për dëmshpërblim këtë pasdite, me skuadrën uellsiane që kishte pranuar ta marrë ish-sulmuesin për 17 milionë euro, ndërsa shifrat që qarkullojnë janë të një shume krejt tjetër.

Kërkesa për dëmshpërblim bazohet në analizën e Analytics FC, një kompani e dedikuar për inteligjencën artificiale që ka llogaritur se me golat e sulmuesit argjentinas do të kishin 54.2% mundësi për të shmangur rënien.

Eksperti ligjor dhe financiar Maurice Nussenbaum llogarit se humbja financiare e Cardiff City-t për shkak të rënies nga kategoria dhe dëmtimit të reputacionit është rreth 120 milionë euro. Nga ana e saj, Nantes ka ngritur një kundërpadi, e cila sipas “L’Equipe” bazohet në “dëm moral”, dhe kërkon që Cardiff City të gjobitet. Cardiff City kishte arritur një marrëveshje për më shumë se 6.8 milionë euro me Nantes për të blerë Emiliano Salan nga klubi francez, por avioni i Piper Malibu që po transportonte Salan në Uells u rrëzua në Kanalin Anglez.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb