ITALI- Një letërporosi ndërkombëtare për t’u lejuar marrjen në pyetje të 3 të paraburgosurve. Vendimtare do të jetë dita e mërkurë, moment kur prokurorë nga Krimet e Rënda të Tiranës, ndoshta me në krye Besim Hajdarmatajn, do të ‘zbarkojnë’ në aeroportin “Fontanarossa” për t’iu drejtuar më pas institucionit penitenciar të Bicoccas. Udhëtimi ka për objektiv sigurimin e informacioneve mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që po hetohet, si fillim në ‘arrest shtëpiak’, për të fituar ditën e sotme sërish lirinë, pas arrestimit të kushëririt të tij Moisi Habilaj. Ky i fundit pritet të dalë për gjykim pas 3 ditësh në Itali.

Habilajt, mendohet nga prokuroria e Catanisë dhe nga hetuesit e grupit ‘Guardia Di Financa’ si truri i grupit kriminal i narkotrafikut dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë. Trafik ky që ofronte dhjetëra milionë euro, të cilat do të ndaheshin në të njëjtën tryezë mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve siçilianë të “Cosa Nostra”-s, shkruan “MeridioNews”.

Hetimi italian, që përfundoi zyrtarisht në dhjetorin e vitit të kaluar, do të nxirrte në proces gjyqësor 15 persona, ndërsa seanca e parë u caktua për më 31 maj. Në disa përgjime, të zbuluara nga media italiane “MeridioNews”, trafikantët i referoheshin pikërisht politikanit socialist. Një lidhje e supozuar, të cilës i bashkëngjitet edhe një automjet i përdorur nga narkotrafikantët për udhëtime dhe i regjistruar nën emrin e Tahirit, i cili gjithsesi është betuar t’ia ketë shitur një kushëriri tjetër, të po të njëjtës familje, Habilaj.
shkrimi
Po ashtu “MeridioNews” shkruan se në pyetje nga prokurorët shqiptarë do të merren edhe Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti. Seiti u ekstradua në Itali mes polemikave, pasi u kap nga policia shqiptare në Vlorë. 41-vjeçari, edhe pse pa dëshirën e tij, u bë protagonist në Shqipëri i një njoftimi, i cili rezultoi i rremë, se kishte pranuar të bashkëpunonte me prokurorët e Prokurorisë së Katanias. Kriza qeveritare që përjetohet në Shqipëri, pas hetimit të mbiquajtur “Rosa dei venti”, duket se nuk njeh ndalesa.

Hetimi i Tahirit ka vijuar me kërkesën për arrestimin e tij, kërkesë që u refuzua nga Parlamenti. 48 orë pasi kushëririt të tij, Moisi Habilaj, iu vunë prangat në Itali, ndërkohë që në arrati mbetet vëllai i tij Florian Habilaj, ish-deputeti socialist tregoi një dokument nga kreu i Prokurorisë së Katanias, ku thuhej se nuk kishte asnjë hetim në ngarkim të tij në shtetin italian. Një fletë kjo me shumë pika të ndryshme nga ajo e përdorur tradicionalisht nga zyrat gjyqësore siçiljane. Kapitulli i fundit i historisë daton që më 12 maj, kur ish-ministri i Brendshëm ishte nën ‘arrest shtëpiak’, vendim i revokuar mëngjesin e sotëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb