TIRANE– Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ishte i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, ku ka folur për aktualitetin politik si dhe arritjet e kësaj qeverie në mandatin e dytë.

I pyetur nëse çështja “Tahiri” dhe “Xhafaj” e kanë dëmtuar imazhin e qeverisë, ai është përgjigjur se përkundrazi mënyra se si janë trajtuar nga qeveria aktuale këto çështje i diferencon ata nga qeveria e kaluar.

Eni Vasili: A e kanë dëmtuar imazhin e qeverisjes çështja “Tahiri” dhe “Xhafaj”?

Niko Peleshi: Aksioni i opozitës është përqendruar në këtë çështje dhe nuk mund të them që s’ka lënë gërvishtje. Qeveria e kaluar ka pasur skandale të vërteta. Ne mbrojtëm sistemin, ajo që bëmë ishte që lamë sistemin e drejtësisë të flasë. Kemi thënë durim dhe të presim institucionet. Nuk na dëmton, por na diferencon.
peleshi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: