Ceremonia e 76-të e çmimeve BAFTA, ose Akademisë Britanike të Filmit, u zhvillua dje në Londër me disa nga kontribuesit më të suksesshëm dhe më të njohur të filmit të pranishëm në këtë aktivitet.

Aktorët që kaluan në tapetin e kuq, megjithatë, në mënyrë delikate dërguan mesazhin e tyre.

Cate Blanchett, Jamie Lee Curtis, Sophie Turner, Paul Mescal dhe Angela Bassett ishin ndër ata që mbanin një fjongo të vogël blu në përpjekje për të treguar solidaritet me refugjatët.

Duke folur për lëvizjen e saj, Jamie Lee Curtis tha: “Shoqja ime, Cate Blanchett, po u kërkon njerëzve të mos harrojnë se krahas gjithë shkëlqimit dhe magjepsjes, po ndodh një krizë tragjike e refugjatëve, në luftën kundër së cilës ne të gjithë duhet të kontribuojnë”.

Rëndësia e fjongos bëhet edhe më e madhe pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Sirinë dhe Turqinë, duke lënë pas rreth 44,000 të vdekur. Në të njëjtën kohë, mbi 8 milionë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje yjeve që ecin në tapetin e kuq BAFTA të mbajnë shiritin blu si shenjë solidariteti për të gjithë ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, konfliktit apo persekutimit. Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, ka më shumë se 103 milionë njerëz të zhvendosur me forcë në mbarë botën.

Cate Blancett tha : “Ajo që më pëlqen te kinemaja është mënyra se si na tërheq në subjekte magjepsëse njerëzore për të zbuluar indin lidhës që na lidh të gjithëve së bashku. Sa herë që kam takuar refugjatë – në vende si Libani, Jordania apo Bangladeshi, këtu në Mbretërinë e Bashkuar apo në Australi – ajo që më ka goditur nuk ka qenë “tjetërsia” e tyre, por sa të përbashkëta kemi”.

Në BAFTA morën pjesë edhe motrat Mardini, jeta e të cilave u shndërrua në film. Yusra Mardini, e cila gjithashtu kishte vënë fjongon blu në fustanin e saj, tha: “Është vërtet e pabesueshme të shohësh kaq shumë artistë që mbajnë një fjongo blu sonte në solidaritet me refugjatët dhe njerëzit e zhvendosur në mbarë botën. Sidomos tani pas tërmeteve të fundit në Turqi dhe në vendin tim, Siri. Njerëzit e mi – dhe shumë të tjerë – po lëndohen. Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë. Të gjithë kemi nevojë për paqe”.

Fjongo blu dhe nisma #MeRefugjatët synon të dërgojë një mesazh të fuqishëm vizual: “Çdokush ka të drejtë të kërkojë siguri, kudo dhe në çdo kohë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: