Një barazim 1-1 në “ferrin” e “Velodromit” është një rezultat pozitiv për Atalanta-n, me bergamaskët që tashmë ëndërrojnë më të drejtë finalen e madhe. Gasperini i falet edhe një herë Scamacca-s, me sulmuesin “azzurr” që vijon formën fantastike. Në topin e parë që i erdhi në këmbë, brenda në zonë, me një goditje të saktë, Scamacca kaloi Atalanta-n në avantazh. Festa nuk zgjati shumë pasi Mbemba barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 20-të me një goditje shumë të bukur. Në pjesën e dytë, Atalanta u limitua duke mbrojtur këtë rezultat, ishin edhe më fat, me Marseille që goditi dhe traversën, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Euro Scamacca”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi, zhvilloi një ndeshje pozitive, i vlerësuar me notën 6,5:

Xhimi
Xhimi

“Drejton me kujdes mbrojtjen. Përballë tij ishte një sulmues si Aubameyang, por qendërmbrojtësi e limitoi shumë me ndërhyrjet e tij, shkruan TuttomerkatoWeb. Në përfundim të sfidës, Gjimshiti pranoi se ky ishte një rezultat pozitiv, ndërsa në Bergamo do të jetë një tjetër histori:

Xhimii
Xhimii

“E dinim që do të ishte e vështirë, por ne u përpoqëm të bënim ndeshjen tonë, besoj se ja arritëm 100%. Sigurisht bëmë disa gabime që do të përpiqemi t’i rregullojmë në ndeshjen e kthimit. Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë, kjo pasi edhe nuk e njihnim mirë rivalin tonë. Gjithsesi, në fund morëm një rezultat të mirë, nuk humbëm, kjo ishte e rëndësishme. Tani do të luajmë në shtëpinë tonë, e dimë se si do të luajmë. Jemi përballë publikut tonë, në shtëpinë tonë, do të japim maksimumin”, u shpreh Gjimshiti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb