Në emisionin Open në Nees24 analisti Andi Bushati ka debatuar me Ervin Bushatin lidhur me nismën e ‘Open Balkan’, ndërsa ndanë qëndrimet të kundërta për këtë projekt.

Nga ana e tij Ervin Bushati, tha se në një kohë të tillë, Shqipërisë i takon që të ruajë paqen.

Ndërsa analisti Andi Bushati, u shpreh se të gjithë janë të bindur se kryeministri Edi Rama, nuk i thotë dot jo Vuçiç.

Pjesë nga debati në studio:

Ervin Bushati: Nëse Berisha dontë të bënte rezolutë, ta bënte kur ishte president. E dashka PD Shqipërinë dhe Kosovën dhe po lufton për të drejtat dhe këta të tjerët jo? Është e kundërta. Ne na takon të mbajmë paqen. Në këtë kohë luftë kërkohet të bësh detyrën tënde, ta mbash Ballkanin jashtë influencave ruse.

Andi Bushati: Kjo është tallje me debatin, unë ngre çështje tjetër … Ju gjithë shqiptarëve i hiqni dot të një njollë, pasi Vuçiç ka thënë parlamentin e tyre e komandoj unë!

Ervin Bushati: Unë këtë nuk e di ta ketë thënë.

Andi Bushati: Deputetja juaj tha nuk e votoj këtë se na prish punë me Open Balkan, kjo është një njollë që i keni lënë të gjithëve. Janë të bindur që Edi Rama nuk ka fuqi t’i thotë jo urdhrit të Vuçiç. Rama votohet në Shqipëri, Vuçiç votohet në hënë, por t’i ke një kërkesë zyrtare,

Ervin Bushati: Rama votohet në Shqipëri

Bushati: Ke një kërkesë zyrtare nga presidentja e Kosovës që ju thotë, ju kërkoj të bëni një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb. Ju do të thoni Po ose Jo?

Ervin Bushati: Po do bëhet, nuk është momenti ndoshta. Në këtë moment jemi kërthiza e botës. Kjo që po bëjmë në Open Balkan ka të bëjë me detyrën tonë… Ça doni ju, t’i hapim luftë Serbisë?

Andi Bushati: Pse mo Kosova që ka bërë rezolutë hapi luftë…

Ervin Bushati: Kush ka thënë në mes të Beogradit që Kosova është e pavarur

Arben Pëllumbi: Përse Kosova e ka të vështirë të shkojë në atë tavolinë. Nuk thashë që e ka gabim, nuk e interpretoj qëndrimin e Kosovës. Por them se ne e kemi gabim nëse i veshim, pallton politike. Kryeministri mori nga Ohri shembullin e marrëveshjes së Ohrit, dhe solli në vëmendje Ali Ahmetin…Open Balkan sot për sot është realitet ekonomik, të qëndrojmë tek realiteti ekonomik.

Edith Harxhi: Duhet të respektoni atë që respekton Kosova.

Pëllumbi: Nuk i zgjidh Shqipëria çështje e Kosovës me Serbinë. Çfarë humb Kosova duke dëgjuar siç shkoi sot Mali i Zi?

Andi Bushati: Ballkani i hapur ka hequr arbitrin, ky është ndryshimi me procesin e Berlinit.

Harxhi: Marrëveshja nuk është zbatuar, ka gjashtë vite, marrëveshja për njohjen e diplomave të Luginës së Preshevës…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: