AUSTRALI – Një krijesë e çuditshme uji, me dhëmbë mjaft të mprehtë, ka dalë në breg të liqenit Macquarie në Australi. Në fakt, krijesa duket si një kryqëzim mes një krokodili dhe një delfini.

Ethan Tipper publikoi në rrjetet sociale një foto të krijesës, me shpresën se dikush do të dinte të shpjegonte se çfarë ishte ajo në të vërtetë. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mbetur konfuzë përballë këtyre pamjeve, ndërsa shumë prej tyre janë shprehur se imazhi është transformuar me fotoshop.

Por Mark McGrouther, studiues i peshqve në Muzeun australian tha se mund të bëhet fjalë për një lloj ngjale që jeton në ujërat e thella në brigjet lindore të Australisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: