Hyrja e Fitit në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka shkaktuar debate mes banorëve.

Ata kanë thënë se Fifi, duke qenë se është më e afërt me Monikën, nuk duhet të mbështeste Donaldin, një banor që e ka pasur më larg gjatë qëndrimit në shtëpinë. Banorët kanë pretenduar më tej se këngëtarja i ka dhënë informacione nga jashtë aktorit.

Iliri: Fifi nuk duhet ta kishte bërë këtë gjë. Unë mendoj se e ka bërë sepse do ta fitojë Donaldi. Ndoshta nuk sheh Monikën të fortë dhe thotë që do ta fitojë Donaldi.

Arjola: Unë s’kam pasur pritshmëri. Por kur Donaldit ia thotë të tretën herë këtë gjë i bie se e gjitha ka qenë për sy dhe faqe.

Donaldi: Nuk e kuptoj se çfarë i shqetëson kaq shumë banorët. Ajo vajza mua më ka kuptuar shumë mirë. Unë të kam toleruar në shumë situata.

Arjola: Shyqyr që ra rasti dhe e hape. Unë s’jam njeriu që konfliktohem.

Donaldi: Unë s’do të perceptoja kurrë një Sabian që vjen këtu brenda dhe mban anën e një banori tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: