Indrit Mlika është një nga këngëtarët më të dashur të muzikës popullore. Mlika më së shumti këndon për shqiptarët jashtë trevave të Shqipërisë.

Në një kafe me moderatoren Brunilda Lahe në emisionin “Vila24” ai foli për bashkëpunimin me këngëtaren e njohur Ingrid Gjoni, me këngën “Po vjen”.

Këngëtari në këtë rrëfim për ekranin e News24 zbuloi një nga momentet më gazmore gjatë realizimit të klipit.

Si ka shkuar realizimi i klipit me Ingrid Gjonin, ato që nuk i sheh dot publiku?

Indrit Mlika: Kisha marrë disa figurante për realizimin e klipit, shkoj te shtëpia ku do xhironim klipin dhe shoh Ingridin me një pamje, i them çfarë ka ndodhur dhe më thotë që kush janë këto që vinë vërdallë nëpër shtëpi, unë kokrra yllit ti merr figurantë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: